Vendosni fjalën kyçe....

Mianmari regjistron ditën më të përgjakshme të protestave kundër grushtit të shtetit, 91 të vrarë mes civilëve


Mianmari është përballur me goditjen më të dhunshme të protestuesve kundër grushtit të shtetit të shtunën.

Dita e sotme përkon me Festën e Forcave të Armatosura të vendit e teksa në shesh bëhej parada, në zona të tjera të kryeqytetit dhe qyteteve të tjera të mëdha të përfshira nga protestat, ushtria hapi zjarr ndaj qytetarëve.

Më shumë se 90 persona në mbarë vendin raportohet të jenë qëlluar për vdekje nga forcat e sigurisë në mbarë vendin. ‘Myanmar Now’, një media kryesore e lajmeve në vend, njoftoi se ka verifikuar vdekjet e 91 civilëve në 29 qytete të vendit të shtunën.

Yangon dhe Mandalay, dy qytetet më të mëdha dhe qendrat më të rëndësishme tregtare të vendit, u goditën më keq me 23 dhe 29 vdekje respektivisht, sipas vlerësimit nga ‘Myanmar Now’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *