Vendosni fjalën kyçe....

Protesta masive kundër vizitës së kryeministrit indian në Bangladesh, vriten 5 persona


Të paktën pesë vetë u vranë dhe dhjetëra u plagosën në të shtënat me armë nga policia në Bangladeshin lindor të shtunën, tha një mjek, ndërsa forcat e sigurisë u përpoqën të shuanin protestat kundër vizitës së kryeministrit indian, Narendra Modi.

Qindra studentë nga medresetë u përplasën me policinë dhe trupat kufitare në rrethin lindor Brahmanbaria. Policia tha se iu desh të hapë zjarr për të kontrolluar dhunën.

Shumë grupe islamike në Bangladesh akuzojnë Modin për tjetërsimin e pakicave myslimane në Indinë me shumicë Hindu.

Të dy vendet lëshuan një deklaratë të përbashkët duke festuar bashkëpunimin dhe partneritetin e tyre, por qeveria e Bangladeshit nuk bëri asnjë koment në lidhje me protestat.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *