Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Nard Ndoka filozof, Gon Duka ministër në shekullin e pestë, me Palokën në Krujë rritet konsumi i rakisë dhe paçes


Kryeministri Rama ka ironizuar Partinë Demokratike dhe aleatët e saj.

Teksa prezantoi kandidatët e PS-së në Krujë, ai i ceku të gjithë aletatët e PD-së në koalicionin ‘Aleanca për Ndryshim’ të drejtuar nga selia blu.

Kreu i qeverisë tha se të gjithë janë shalqi me provë e kanë dalë kunguj disa herë.

‘’Po Gon Duka çfarë bën? Ka qenë ministër bujqësie në shekullin e 5-të para erës sonë. Kanë firmosur marrëveshjen me Bashës, po çfarë do bëjë Gon Duka? Po Dash Shehi, po Fatmir Mediu? Po Shpëtim Idrizi, po Mesila, po Nard Ndoka megjithëse ai duket më i miri nga të gjithë ata. Nardi nuk është aq keq, filozof të paktën. Që mos vazhdoj me të tjerët. Kush do jetë qeveria e ndryshimit. Shalqi me provë. Kanë dalë kungull disa herë. Si doli që të votohen këta. Ne duhet të vazhdojmë me punën. Gjithë arkitekturën. Ne kemi pasur të meta, kemi bërë gabimet tona. Me Palokën në Krujë rritet konsumi i rakisë dhe paçes në 5 të mëngjesit. Të paktën do shes raki e paçë se ky do më shkatërrojë. Mund të krahasohet Paloka me Milvën këtu. S’ka shans.” – tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *