Vendosni fjalën kyçe....

Rama nga Shijaku: Përfundon rindërtimi i të gjitha banesave individuale në këtë Bashki


Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka qenë në Shijak nga ku lajmëroi se në këtë bashki ka përfunduar rindërtimi i të gjitha banesave individuale.

Sipas Ramës janë 567 familje të cilat janë rikthyer në shtëpinë e re të ndërtuar nga shteti ndërsa 252 të tjera kanë marrë fondin për ta rindërtuar individualisht.

“Shijak – Përfundon rindërtimi i të gjitha banesave individuale

*plot 567 familje janë rikthyer në shtëpinë e re, ndërtuar nga shteti dhe 252 të tjera kanë marrë fondin në dorë, me kërkesë të tyre, për ta kryer vetë ndërtimin”-shkruan Rama.

Kështu, Shijaku, duket se bëhet bashkia e parë që përmbyll totalisht rindërtimin e banesave individuale të shkatëruara nga tërmeti pas 16 muaj nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *