Vendosni fjalën kyçe....

Rritet numri i personave që nuk duan të punojnë në Lezhë, Kukës dhe Tiranë

Shkalla e “dembelizmit” në mesin e popullsisë në moshë pune u rit me shpejtësi në tremujorin e fundit të vitit 2020, por kjo qe më e dukshme në qarqet e Lezhës, Tiranës, Kukësit, Shkodrës dhe Vlorës.

Instituti i Statistikës raportoi një rritje të beftë të numrit të personave që janë në moshë pune dhe nuk duan të punojnë në tre mujorin e fundit të vitit 2020. Në total u shtuan 26 mijë persona më shumë se tremujorin e tretë të dhe mbi 36 mijë persona më shumë se në tremujorin e fundit 2019.

Njerëzit që nuk kërkojnë punë se besojnë se nuk ka një të tillë janë shumicë në qarkun e Lezhës. Sipas të dhënave të INSTAT 55.7 për qind e popullsisë në moshë punë në Lezhë nuk punon dhe një pjesë e tyre as nuk e kërkon punën. Shkalla e “dembelizmit” në Lezhë pësoi rritje vjetore me 24.3 pikë përqindje. Me tej rritjen më të madhe të popullsisë “dembele” në raport me vitin 2020 e patën qarqet e Kukësit me 9.4, Tiranës me 9.3%, Vlorës, 5.9 % dhe Shkodrës me 5.5%.

Në të kundërt popullsia “dembele” shënoi rënie të ndjeshme në qarkun e Korçës me 16%, Fier 9,2%, Gjirokastër 5-9%.

Tendenca të ngjashme ishin edhe pra krizës pandemike. Një analizë mbi baza rajonale, tregon që në vitin 2019, qarqet me shkallë punësimi më të lartë për popullsinë 15-64 vjeç ishin Berati (65,7 %) dhe Korça me (63,2 %). Ndërsa qarku me shkallë punësimi më të ulët është qarku Lezhë (41,7 %). Qarqet me shkallë papunësie më të lartë ishte gjithashtu qarku i Lezhës (17,7) % dhe qarku i Vlorës (15,2 %).

Në tremujorin e fundit 2020, mbi 970 mijë persona në të gjithë vendin u raportuan si jo aktive në tregun e punës. 18,2 % e tyre ishin duke përmbushur detyrat shtëpiake, 11,4 % e saj ishte në pension ose pension të parakohshëm, ndërsa 10,3 % në paaftësi të përhershme. Ndërsa 11,4 % e popullsisë ekonomikisht jo-aktive (në grup-moshën 15-64 vjeç) deklaruan se nuk po kërkonin punë pasi besonin se nuk ka punë të disponueshme, pra klasifikohen si të papunë të dekurajuar.

Të rinjtë e moshës 15-29 vjeç që deklaruan se janë nxënës/studentë ose në trajnim përbëjnë 68,1 % të të rinjve ekonomikisht jo-aktivë. Ndër të rinjtë e moshës 15-29 vjeç ekonomikisht jo-aktivë, 10,3 % klasifikohen si të papunë të dekurajuar. Në popullsinë e moshës 30-64 vjeç ky grup përbën 12,7 % të popullsisë ekonomikisht jo-aktive të kësaj grup-moshe.

Në qarkun e Tiranës, punësimi në bujqësi zë një përqindje shumë të vogël të punësimit. Pjesa më e madhe e të punësuarve janë të angazhuar në sektorin e shërbimeve. Në qarqe të tjera sektori bujqësor është punëdhënësi më i madh.

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e Monitor.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *