Vendosni fjalën kyçe....

“SHBA-ja ka logjikë gangsterësh, atë që bën vetë ua ndalon të tjerëve” – Koreja e Veriut i përgjigjet Uashingtonit


Duke iu përgjigjur kritikave amerikane për lëshimin e saj të fundit të raketave, Koreja e Veriut ka akuzuar Uashingtonin për mohimin e të drejtës së tij për vetëmbrojtje, edhe pse SHBA bën stërvitje ushtarake në kufijtë e vendit dhe teston armët e përparuara.

“Është një logjikë e ngjashme me gangsterët. Diçka që është e lejueshme për SHBA-në, që të transportojë asetet strategjike bërthamore në gadishullin Korean dhe të lëshojnë raleta në çdo kohë që dëshiron, por nuk është e lejueshme për Korenë e Veriut.” – tha zyrtari i lartë i Koresë së Veriut Ri Pyong-chol në një deklaratë të shtunën.

Komentet erdhën pasi presidenti amerikan Joe Biden dënoi një seri lëshimesh raketash nga Pyongyang.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *