Vendosni fjalën kyçe....

Tajvani nis prodhimin  e raketave të afta të godasin Kinën


Tajvani ka njoftuar se po prodhon në masë një raketë me rreze të gjatë të aftë veprimi, e aftë të godasë thellë brenda Kinës dhe po zhvillon në mënyrë aktive tre modele të tjera – me programin e raketave të konsideruar “një përparësi” nga Taipei.

Duke folur në parlament të enjten, ministri i Mbrojtjes, Chiu Kuo-cheng, tha se kërkimi dhe zhvillimi i raketave ‘nuk ka ndalur kurrë’.

Programi i raketave është duke u zhvilluar nga Instituti Kombëtar i Shkencës dhe Teknologjisë Chung-Shan i Tajvanit.

Në fillim të këtij muaji, ai organizoi një seri prej gjashtë testesh raketore për të përkuar me stërvitjet ushtarake njëmujore nga Ushtria Çlirimtare e Kinës në Ngushticën e Tajvanit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *