Një grup tjetër personel mjekësor nga Kosova kanë udhëtuar për në Kukës për marrjen e dozës së vaksinës.
Për shkak të mungesës së vaksinave në Kosovë, autoritetet shqiptare kanë ofruar vaksinimin e personelit mjekësor.
208 bluza të bardha u vaksinuan këtë të shtunë, një javë pasi u vaksinuan 292 kolegë të tyre.
Kryeministri Rama ka ofruar vaksinimin e personelit prej 11 mijë personash nga Kosova.