Vendosni fjalën kyçe....

33 viktima dhe 708 raste të reja lidhur me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut


Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 33 viktima dhe 708 raste të tjera të COVID-19.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka shkuar në 126.938, ndërsa numri i vdekjeve në 3.675.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se janë regjistruar 11 pacientë tjerë të shëruar, duke shtuar se ky nuk është numri i plotë i të shëruarve për shkak të përditësimit të programit. Me këtë, numri i përgjithshëm i të shëruarve nga COVID-19 në vend ka arritur në 104.356.

Institucionet shëndetësore njoftojnë se 514 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në 104.345 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 615.457 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.763 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 18.907.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *