Vendosni fjalën kyçe....

Dita e parë e vaksinimit masiv, Manastirliu: 11 mijë e 487 persona morën vaksinën


Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu, ka bërë bilancin e ditës së parë së vaksinimit masiv.

Manastirliu ka thënë se në ditën e parë janë vaksinuar 11 mijë e 487 persona.

Deri më tani në Shqipëri janë kryer mbi 78 mijë vaksinime.

Në jemi në përfundim të ditës së parë të vaksinimit maisv. Në të gjithë procesin e zhvilluar rregullisht është kryer një proces i rregullt. Në të gjithë Shqipërinë ka vijuar vaksinimi. Sot jo vetëm që e kemi arritur targetin që kemi vendosur 10 mijë vaksinime por e kemi superuar atë. Kemi arritur në 11 487 të vaksinuar. Në total kemi kryer mbi 78 mijë vaksinime. Kjo është bërë falë përpjekjes së madhe që është bërë për të siguruar vaksinën, por edhe të stafeve mjekësore. Do të vijojmë me intensifikimin e procesit të vaksinimit. Do të vijojmë me vaksinimet e mësuesve por edhe atë masiv të grupmoshës mbi 70 vjeç. Do të vijojmë të kemi një mbështetje nga mjekët dhe infermierët e FA”-deklaroi Manastirliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *