Vendosni fjalën kyçe....

Edi Rama: Do vaksinojmë me 4 turne, brenda Majit vaksinohen gjysmë milionë shqiptarë


Këtë paradite kryeministri Edi Rama inspektoi nga afër procesin e vaksinimit që ka nisur sot në Sheshin Skënderbej në kryeqytet.

Rama u shpreh i bindur se deri në Maj do të jenë vaksinuar gjysmë milionë shqiptarë dhe se deri në fund të pranverës do të jetë vaksinuar e gjithë popullata.

“Brenda majit, gjysmë milioni shqiptarë të vaksinuar. Kam bindjen e plotë se do të ecim shumë shpejt. Kemi siguruar sasi të konsideruershme. Besoj shumë që ky sezon turistik do të jetë shumë i lehtësuar si rezultat i këtyre goditjeve që i bëhet zinxhirit të infektimeve. Mbetemi të bindur që deri në pranverën e ardhshme do të jenë vaksinuar të gjithë. Ministrja s’më lë ta them, por unë mendoj se do të vaksinohen më parë.”– tha Rama.

Ai shtoi se procesi i vaksinimit do bëhet me katër turned he se çlirimi i të moshuarve nga stresi psikologjik që po kalojnë për shkak të Covidit, sipas tij është kënaqësia më e madhe që ka marrë në kaq vite në politikë.

“Me katër turne. Ne do të jemi në dispozicion nonstop, pastaj njerëzit janë të lirë të vendosin se nëse do të vaksinohen apo jo.

Ndihen shumë të çliruar psikologjikisht pasi sidomos për moshat më të thyera është një stress I jashtëzakonshëm. Çlirimi i kësaj grupmoshe nga ky stres, është kënaqësia më e madhe që kam marrë sa jam në politikë.

Nuk kam thënë që do tentojmë, kam thënë që të gjithë do të kërkojnë të vijnë në Shqipëri lirisht.”-deklaroi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *