Vendosni fjalën kyçe....

Edi Rama: Sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime politike


Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar ditën e sotme, si një nga ditët më të bukura të jetës së tij politike, pasi sot ka nisur vaksinimi masiv në sheshin Skënderbej në Tiranë.

 “Më besoni se kjo e sotmja është një nga ditët më të bukura të jetës sime politike, mbase më e bukura. Është shumë më tepër se sa çdo ditë e çdo fitoreje zgjedhore sepse sot ka nisur çlirimi nga anthi në shpirtin e mijëra gjyshërve e gjysheve të këtij vendi, që për shkak të rrezikut të madh që i kërcënon në këtë kohë të mallkuar ku bota përballet me armikun e padukshëm, kanë qenë të detyruar të mbyllen brenda e të privohen nga shumë dalje në ajër të pastër, nga takimi me nipërit e mbesat, nga shumë ulje me njëri-tjetrin dhe ndërkohë të mësojnë çdo ditë lajme të hidhura për moshatarët e tyre që ndërrojnë jetë si rezultat i marrjes së frymës dhe ndalimit të rrahjes së zemrës nga agresioni i armikut të padukshëm.

Sot kemi hyrë në fazën finale të kësaj lufte me armikun e padukshëm dhe nga sot është një hap kolosal drejt fitores përfundimtare mbi këtë mortje, që prej një viti e kusur e ka ndryshuar reënjësisht kuptimin e jetës sonë dhe ka penguar çdonjërin prej nesh të marrë frymë thellë duke parë të ardhmen, në një përpjekje të përditshme për t’I mbijetuar të tashmes, nuk ka kënaqësi më të madhe se të shohësh mijëra gjyshe e gjyshër, pa asnjë dallim që të marrin vaksinën. Është nga ato momente që kushdo e kupton se politika në vetvete nuk është diçka e keqe, sepse ka lindur pikërisht për këtë, për të ndihmuar njerëzit që sëbashku të bëjnë gjëra që vetëm nuk i bëjnë dot dhe kjo është një nga ato punët e mia që pa politikën nuk do t’I bënim dot kurrë.”– deklaroi Rama.

Këto fjalë kryeministri i ka thënë nga një takim në Kombinat, ku sot pritet të firmosen kontratat e porosive për familjet e para që do të marrin apartamentet e reja në Kombinat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *