Vendosni fjalën kyçe....

Rama komenton çeljen e fushatës së PD-së: Krijuan vatra infektimi, uroj mos ta përfundojnë mitingun tek ‘Shefqet Ndroqi’


Edhe njëherë tjetër, kryeministri Edi Rama ka komentuar sot ceremoninë e çeljes së fushatës së PD-së 3 ditë më parë në Sheshin ‘Nënë Tereza’, në të njëjtën kohë kur PS mbante tubimin e saj në Sheshin Skënderbej.

Rama u shpreh se mbështetësit e PD-së u bënë vatra infektimi të koronavirusit. Madje shtoi se uronte që ata të mos e përfundonin mitingun në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

“Këta janë një tufë personazhe, që humoristi nuk do i fuste në një pjesë estrade. Këta janë estrada jonë. Por si mund të luhet me këta, duke iu dhënë këtyre çelësat. T’ja japësh çelësin Tym Idrizit, që del nga dera pas. Ta bën tym shtëpinë.

Ça problemi ka që në kombinat të rrijë dhe flamuri i PD-së? Të mbajë edhe foton e Bashës, dhe të Saliut po të dojë. Po taksën zero e ka për vete. Ajo taksa e sheshtë është dërrasë, pllakë varri mbi më të vegjlit. S’ka nevojë që të mbajë fotografin time. Të më shajë gjithë ditën. Kur të vijë një që bën punën më mirë se ne, në rregull. Por për hir të partisë, ti t’i vësh erën biznesit, vetëm të shohësh dhëndër Lulin!

Ata as në kohë pandemie nuk menduan. Vajtën u turrën atje krijuan një vatër zinxhiri infektimi. E patë! Lutem për ta. Uroj që mos t’i ndodh gjë. Uroj që mos ta përfundojnë mitingun duke e bërë tek Shefqet Ndroqi. Ju lutem shumë, të bëjnë atë që duhet të bëjnë për fëmijët e tyre. S’ka kënaqësi më të madhe se sa të mendosh që ke pasur një kontribut ne lehtësimin e shpirtit të qindra mijëra gjyshërve.”– tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *