Kombëtarja kuq e zi nuk ka mundur të shkojë përtej humbjes ndaj Anglisë në sfidën e luajtur në stadiumin Air Albania.
Tre Luanët shënuan dy gola për të marrë 3 pikë të cilat e mbajnë në vendin e parë të grupit për kualifikueset e Botërorit Katar 2022.
Anglia shënoi nga një gol për çdo pjesë në portën e mbrojtur nga Etrit Berisha.
Në pjesën e parë Harry Keane dhe në të dytën Mount i dhanë fitoren “3 Luanëve”.
Tashëm Anglia shkon 6 pikë në grup ndërsa Shqipëria mbetet me tre pikë të fituara ndaj Andorrës.