Policia e Shtetit ka marrë masat për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Angli, që do të luhet sot në orën 18:00 në stadiumin “Air Albania” në kryeqytet.
Në një njoftim për mediet, Policia bën me dije se bizneset në stadium do të mbyllen para ndeshjes, e ndryshe nga herët e tjera, kësaj here rrugët nuk do të bllokohen. Do të bllokohet vetëm rruga në momentin e hyrjes dhe daljes së ekipit të Anglisë, nga hoteli për tek ‘Air Albania’.
Ndryshe nga ndeshjet e tjera, për shkak të pandemisë ndeshja do të luhet pa tifozë.
Kujtojmë se dy ditë më parë, Federata Shqiptare e Futbollit akuzoi Policinë e Tiranës se nuk garantojnë marrjen e masave për ndeshjen Shqipëri-Angli, duke e vënë në rrezik zhvillimin e saj.