Vendosni fjalën kyçe....

Sulm me bombë në një katedrale në Indonezi, plagosen 14 persona


Policia në Indonezi tha se dy sulmues vetëvrasës dyshohet se kanë kryer një sulm jashtë një katedraleje katolike gjatë meshës të së dielës, duke plagosur disa persona.

Sulmi ndodhi në orën 10:30 sipas kohës lokale, në qytetin Makassar në provincën Sulawesi në jug të Indonezisë.

Zëdhënësi i policisë, Argo Yuwono tha se 14 persona, që gjendeshin jashtë kësaj katedraleje, janë plagosur nga shpërthimi.

Autoritetet nuk raportuan për asnjë viktimë brenda këtij objekti të kultit.

Fillimisht, policia kishte thënë se sulmi u krye nga një person i vetëm, që vdiq gjatë shpërthimit.

Njësia kundër terrorizimit në Indonezi tha se ka nisur hetime për të parë se cili grup terrorist qëndron prapa këtij sulmi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *