Luka Modric festoi dje ndeshjen e tij të 135-të kundër Qipros me fanellën e ekipit të tij kombëtar. Askush si ai nuk e ka arritur këtë numër.
E ndërsa ekipi darkonte, në sfond u publikua një video falënderimi për të gjithë momentet e bukura që Modriç ka kaluar me fanellën e Kroacisë.
Shokët e skuadrës e e duartrokitën dhe ai nuk mundi t’i mbajë dot lotët, sikurse mund ta shikoni edhe në videon e mëposhtme.
Modriç padyshim mund të konsiderohet si një nga futbollsitët më të mirë të historisë së futbollit kroat. Ai u vlerësua një ndër më të mirët në Botërorin e 2018-së kur fitoi dhe Topin e Artë.
View this post on Instagram