Vendosni fjalën kyçe....

Tha se ilaçi bimor shëron Covidin, Maduros i ndalohet të postojë në “Facebook”


Facebook ka ngrirë përkohësisht faqen e Presidentit të Venezuelës Nicolás Maduro, për shkak të deklaratave të tij lidhur me Covid-19, duke mos i lejuar postimet.

Në muajin janar, Maduro u shpreh pa dhënë prova se një ilaç bimor mund të shëronte sëmundjen e shkaktuar nga koronavisi.

Rrjeti social tha se udhëheqësi i Venezuelës kishte shkelur vazhdimisht politikat mbi dezinformimin lidhur me koronavirusin e si masë ndëshkimore, ai nuk do të jetë në gjendje të postojë për 30 ditë.

Një zëdhënës i Facebook-ut i tha BBC-së: “Ne kemi hequr një video të postuar në faqen e Presidentit Nicolas Maduro për shkeljen e politikave tona kundër dezinformatave në lidhje me Covid-19 që ka të ngjarë të vendosë njerëzit në rrezik”.

Po ashtu rrjeti social thekson: “Ne ndjekim udhëzimet nga OBSH-ja, që thotë se aktualisht nuk ka ilaçe për të kuruar virusin. Për shkak të shkeljeve të përsëritura të rregullave tona, ne gjithashtu po ngrijmë faqen për 30 ditë, gjatë së cilës vetëm do të lexohet”.

Maduro nuk është i vetmi udhëheqës botëror që përballet me një bllokim nga kompanitë e mediave sociale për shkak të Covidit.

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump dhe Jair Bolsonaro i Brazilit janë përballur gjithashtu me veprime të ngjashme lidhur me postimet e tyre për Covidin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *