Vendosni fjalën kyçe....

Vaksinimi masiv, Balla nga Librazhdi: Për të moshuarit në zonat e thella do të mundësojmë transportin


Taulant Balla ka ndjekur procesin e vaksinimit masiv në Librazhd. Gjatë fjalës së tij, Balla i cili është drejtuesi Politik i PS-së për këtë qark, deklaroi se janë në dispozicion 11 mijë vaksina për qarkun e Elbasanit.

Ai theksoi se për të moshuarit në zonat e thella, do jetë shteti që do u mundësojë transportin për në qendrat e vaksinimit.

“Nuk mund ta fsheh gëzimin dhe krenarinë që kemi filluar vaksinimin në të gjithë qendrat shëndetësore të qarkut Elbasan. Këtu jemi në një qendër vaksinimi të grumbulluar për të gjithë personat mbi 70 vjeç në Bashkinë Librazhd. Numri i personave që do vaksinohen është i lartë pasi janë 11 mijë vaksina për qarkun e Elbasanit.

Apeli im është që çdo banor mbi moshën 70 vjeç të paraqitet në qendrën shëndetësore të zonës së tij, për zonat e thella do të mundësojmë edhe transportin.”– tha Balla.

Mes të tjerash, Balla shtoi se vaksinimi masiv duhet mbyllur në një kohë të shkurtër që t’i kthehemi jetës normale në verë. Ai gjithashtu theksoi se “një vaksinim i tillë ndodh në shumë pak vende të botës dhe është fakt që Shqipëria ka arritur  të administrojë një shifër shumë të madhe vaksinash”. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *