Vendosni fjalën kyçe....

Video-mesazhi i Ramës: Vaksinat i siguruam, për pak muaj kjo vuajtje do të mbarojë, në verë presim turistë


Këtë të dielë kryeministri Edi Rama e ka nisur me një video-mesazh, ku shprehet se do i rikthehemi normalitetit shumë shpejt.

Në ditën e katërt të fushatës elektorale, Rama shprehet optimist për sigurimin e dozave të vaksinave anti-covid, ndërsa premton se deri në verë jeta do t’i kthehet normalitetit dhe vendi ynë të presë turistë nga gjithë bota.

 “Kjo kohë që po e lëmë pas ishte tejet e vështirë, por ne nuk jemi nga ata që dorëzohen jo. I siguruam vaksinat kundër të gjitha parashikimeve, për pak muaj kjo vuajtje do të mbarojë. Shqipëria këtë verë do të presë turistë nga e gjitha bota. Hotelet, baret e restorantet, klubet, edhe në majë të malit do të jenë të hapura, pa orare kufizuese.

Do të kthehemi përsëri në jetën tonë të dëshiruar dhe do të vazhdojmë me forcë e me shpejtësi përpara. Kemi kaq shumë punë për të çuar deri në fund, e plot të mira e gëzime për të ndarë me njëri tjetrin. Shqipëria është e ardhmja jonë!”- shprehet kryeministri Rama në këtë videomesazh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *