Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 41 viktima dhe 303 raste të tjera të koronavirusit të ri.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka shkuar në 127.240, ndërsa numri i vdekjeve në 3.716.
Institucionet shëndetësore njoftojnë se 1.169 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në 105.524 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 616.862 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.405 teste të kryera brenda ditës së fundit.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 18.000.