32 drejtues mjetesh janë arrestuar në mbarë vendin pasi sipas Policisë Rrugore janë kapur në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Po kështu janë pezulluar 180 patenta e janë vendosur 8807 gjoba.
3682 gjoba janë vënë për shkelje që kanë qenë burim aksidentesh dhe 5125 gjoba për parkime të gabuara dhe shkelje të tjera.
Shkaqet e vënies së gjobave
1759 masa administrative për parakalime të gabuara.
1199 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.
370 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe sjellje agresive në rrugë.
199 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit.
114 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse.
41 masa për shkelje të semaforit.
5125 masa për shkelje të semaforit.