Sot ka filluar zyrtarisht vaksinimi i qytetarëve në Kosovë.
I pari që bëri vaksinën e kompanisë AstraZeneca ishte kryeministri Albin Kurti.
Në fushatën e vaksinimit në Kosovë fillimisht prioritet do të kenë mjekët dhe infermierët të cilët janë kategoria më e ekspozuar ndaj Covid-19.
Pas kryeministrit Kurti, radhën e ka pasur ministri i Shëndetësisë, Vitia i pasuar nga zyrtarë të tjerë.
Të dielën në Kosovë mbërritë vaksinat e para anti-Covid. Bëhet fjalë për një sasi prej 24 mijë dozash të vaksinës AstraZeneca nga platforma COVAX.
“Nuk jam këtu për privilegje, por të jap mesazhin dhe t’i inkurajoj ata që të vaksinohen.” – tha Kurti pas vaksinës