Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Ambasadoren Urszula Gacek, kryetare e OSBE-ODIHR, për vëzhgimin e zgjedhjeve në Shqipëri.
Kim shkruan në një postim në Twitter se Ambasada amerikane do angazhojë vëzhgues për zgjedhjet e 25 prillit.
“Diskutova me Ambasadoren Urszula Gacek, kryetare e OSBE-ODIHR, për vëzhgimin e zgjedhjeve në Shqipëri, përgatitjet për zgjedhjet 4/25. SHBA mbështet këtë mision të rëndësishëm, përfshirë edhe vëzhguesit kontribuues. Ambasada Amerikane gjithashtu do të dërgojë ekipin tonë (duke përfshirë edhe mua) në qendra përreth vendit.’- shkruan ambasadorja amerikane.