Del në shitje për 2.2 milion dollarë makina “Porsche” e cila dikur ka qenë në pronësi të Pablo Escobarit, gjatë karrierës së tij të vogël si shofer garash.
Emri i lordit kolumbian të drogës përmendej në raportet e garave në Bogota para se ai të bëhej i njohur si shefi i kartelit i cili grumbulloi një pasuri prej 30 miliardë dollarësh nga kokaina, deri në vdekjen e tij në vitin 1993.
Daily Mail shkruan se midis flotës së tij të makinave ishte edhe ky Porsche 911 RSR, i cili u ndërtua në Gjermaninë Perëndimore në vitin 1974 dhe u përdor në Garën Ndërkombëtare të Kampionëve para se të binte në duart e Escobar.
Makina u ruajt në magazinim pas vdekjes së tij, por që prej asaj kohe është restauruar dhe rilyer në të verdhën e saj pastel dhe tregtarët mburren se është ‘gati për të garuar ose për t’u shtuar në koleksionin tuaj’.
E përshkruar nga tregtarët si një ‘pjesë e historisë’, modeli është njëri nga vetëm 15 që ekzistojnë, pasi janë ndërtuar posaçërisht për shoferët në garën ndërkombëtare të kampionëve në vitin 1974.
Në atë kohë drejtohej nga shoferi Brazilian i F1 Emmerson Fittipaldi, por besohet të ketë ndryshuar disa herë duar para se të përfundonte në koleksionin e Escobarit.
Përveç këtij Porsche, Escobar mendohet të ketë patur në pronësi një Cadillac të cilësisë së mirë në nder të Al Capone-s si dhe një flotë automjetesh të tjera nga Mercedes, Toyota dhe Renault.
Karriera e Escobarit në garat me makina ishte relativisht modeste krahasuar me famën e tij si një narko-trafikant, por ai thuhet se dikur kishte përfunduar i dyti në një turne të quajtur Copa Renault 4.