Një tjetër godinë e shpallur Monument Kulture do prishet në Tiranë. Bëhet fjalë për një godinë që ndodhet ne Bulevardin Zog i Parë në Tiranë dhe alarmin për këtë e ka dhënë pedagogu Ervin Goci.
Ajo ka qenë selia e Gazetës Bashkimi e më pas e Agjencisë Telegrafike Shqiptare dhe është shpallur Monument Kulture i kategorisë 2 në vitin 2007 dhe është ende në listën e monumenteve të mbrojtura.
Në materialin video që shoqëron denoncimin, duke kryeministri Rama teksa ecën në bukevard i shoqëruar nga kryebashkiaku Veliaj e ministri Ahmetaj e kur i afrohen godinës në fjalë, Veliaj e njofton kryeministrin për prishjen e saj.
Me jo pak ironi, Goci thekson se godina në fjalë do prishet pasi në programin e PS-së për të ardhmen është parashikuar prishja e çdo godine para erës rama.
Ndërtesa në fjalë është Monumenti i Kulturës i dytë brenda pak ditësh që prishet pas Maternitetit Mbretëresha Geraldinë, pam metra më poshtë.