Tanimë është zyrtare. 33-vjeçari që humbi jetën mes flakëve në magazinën e një qendre tregtare pranë kthesës së Kamzës, është shpallur sot ‘Dëshmor i Atdheut’.
Vendimi është firmosur nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.
Këtë titull pritet që t’ua dorëzojë familjarëve të tij, kryeministri Edi Rama në vizitën që do të zhvillojë sot në shtëpinë e Salës.
Kujtojmë se i riu, i cili punonte si shef i sigurisë në qendrën tregtare ku ra zjarri, hyri mes flakëve në magazinë duke shpëtuar 25 persona, por vetë u bllokua dhe ndërroi jetë.
Trupi i tij i pajetë u gjet vetëm pas 60 orë kërkimesh në një dhomë të vogël në katin minus 1 të kësaj godine, ku kishte rënë dhe zjarri.