Vendosni fjalën kyçe....

Dhjetëra të vdekur nga sulmi në Mozambik


Dhjetra njerëz kanë humbur jetën pas sulmeve të militantëve islamikë në një qytet në veri të Mozambikut.

Zona është sulmuar nga militantët islamikë, që nga 24 marsi. Qindra militantë sulmuan qytetin e Palmës të mërkurën, duke synuar dyqanet, bankat dhe një kazermë ushtarake.

Një zëdhënës nga departamenti i mbrojtjes së vendit, Omar Saranga, tha se shtatë njerëz u vranë duke u përpjekur t’i shpëtonin një rrethimi në një hotel.

Militantët e lidhur me grupin e Shtetit Islamik (IS) qëndrojnë pas konfliktit në rajonin kryesisht mysliman.

Luftimet kanë lënë më shumë se 2 mijë e 500 njerëz të vdekur dhe 700 mijë të tjerë që janë zhvendosur nga banesat e tyre që nga fillimi i kryengritjes në vitin 2017.

Qindra të tjerë, si vendas ashtu edhe të huaj, thuhet se u shpëtuan pas sulmit në Palma.

Çfarë dimë për shpëtimin?

Sipas BBC-së, shumë prej njerëzve që shpëtuan nga hoteli përmes karvanit u fshehën në plazh gjatë natës dhe u evakuuan me anije të shtunën në mëngjes.

Një kontraktor tha për BBC-në se më shumë njerëz u dorëzuan të sigurt dhe se anijet do të ktheheshin për të shpëtuar akoma të tjerë.

Ai tha se civilët që jetonin dhe punonin në zonë duket se po bashkërendonin përpjekjet e shpëtimit:“Furnizuesit dhe ndërmarrjet vendase, këta njerëz ishin heronj të të gjithë operacionit. Në orët e para ata arritën të koordinojnë dhe t’u shtrijnë dorën te evakuuarve në plazh dhe i hipën në anije dhe i futën në siguri.”

“Ku dreqin ishte mbështetja nga ndërmarrjet e mëdha, nga vendet?”– pyeti ai.

Numri i saktë i viktimave në Palma është i paqartë. Shumë prej tyre ende nuk llogariten. Palma është një qendër logjistike për projektet ndërkombëtare të gazit me vlerë 60 miliardë dollarë.

Dëshmitarët kanë thënë se ishin fshehur derisa prisnin të shpëtonin përmes anijeve. Sipas tyre plazhi ishte u mbushur me trupa pa koka të njerëzve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *