Vendosni fjalën kyçe....

“Ditë zie”- Rama ndalon aktivitetet elektorale të PS-së pas lajmit për vdekjen e Bashkim Finos


Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit të hidhur për ndarjen nga jeta të deputetit socialist Bashkim Fino, për shkak të Covid-19.

Rama thotë se sot është një ditë zie dhe për këtë arsye ka vendosur të ndalë aktivitetet elektorale të PS-së.

 “E pabesueshme, po shumë fatkeqësisht e vërtetë, miku im, miku ynë i mirë Bashkim Fino nuk jeton më! Nuk kam fjalë.

Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, aktivitetet tona elektorale do të ndalen në nderim e kujtim të vëllait tonë të dashur.”– shkruan Rama.

Deputeti socialist, Bashkim Fino u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 59-vjeçare. Ai ishte i prekur nga COVID-19 prej disa ditësh dhe gjendja e tij ishte përkeqësuar saqë ai nuk mundi dot ta fitonte këtë betejë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *