Grabitet një pikë karburanti pranë kryqëzimit të Shënkollit në Lezhë. Mësohet se kanë qenë disa persona të maskuar dhe të armatosur gjatë natës, të cilët kanë kërcënuar punonjësin e karburantit duke i marrë xhiron e karburantit, rreth 1 milionë lekë.
“Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në aksin rrugor Lezhë-Tiranë, dy persona ende të paidentifikuar, me anë të presionit i kanë marrë një sasi lekësh (xhiron ditore) punonjësit të një karburanti.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.”- thuhet në njoftimin e policisë.
Polica pritet të sekuestrojë kamerat e sigurisë, të cilat mund të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen.