Katër persona kanë humbur jetën në Kosovë 24 orët e fundit lidhur me Covid-19 duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 1844.
Nga 3586 analiza të kryera janë zbuluar 774 raste të reja me koronavirusin e ri.
Në vend ka mbërritur sasia e parë e vaksinave Covid-19 e sot pritet të nisë procesi i vaksinimit ndërsa kryeministri Kurti ka njoftuar për marrjen e masave të reja shtrënguese për frenimin e pandemisë në vend.