Kolegji Zgjedhor ka hedhur poshtë vendimin e Komisionit të Ankimimit e Sanksioneve që pranoi listën zgjedhore me 222 kandidatë të PD-së.
Kolegji ka pranuar padinë e PS-së që ankimoi vendimin e KAS-it.
Ky i fundit hodhi fillimisht poshtë vendimin e KQZ-së që i ktheu mbrapsht PD-së listën me 222 emra.
Por Kolegji Zgjedhor e ka hedhur poshtë vendimin e KAS-it sot duke mos e pranuar listën e PD-së.
Pas këtij vendimi, koalicioni ‘Aleanca për Ndryshim’ duhet të garojë me 153 emra në zgjedhjet e 25 prillit.