Vendosni fjalën kyçe....

“Kush fyen presidentin Putin të dënohet me burg” – Propozimi i deputetit rus pas komenteve të presidentit amerikan


Ata që fyejnë presidentin rus duhet të dënohen me burg ka argumentuar një nga deputetët më me ndikim të vendit, duke përmendur zemërimin e publikut për një përkeqësim të ‘luftës’ së fjalëve me Shtëpinë e Bardhë.

Në një intervistë televizive të dielën, deputeti i Dumës, Leonid Slutsky, nga partia e krahut të djathtë LDPR, e cila është shpesh mbështetëse e Kremlinit, tha se Vladimir Putin gjithnjë e më shumë ka qenë subjekt i kritikave aspak diplomatike.

Ai vuri në dukje vërejtjet e bëra më parë këtë muaj nga presidenti amerikan Joe Biden, i cili tha se Putin ishte vrasë gjakftohtë dhe se do paguante për ndërhyrjen e pretenduar në zgjedhjet presidenciale 2020.

Slutsky tha se këto komente ishin një sulm ‘jo thjesht ndaj Putinit, por ndaj gjithë vendit’, dhe se ligjvënësit do të reagonin ‘mjaft ashpër’ ndaj deklaratave të ngjashme në të ardhmen.

“Ne duhet të rrisim dënimin për ata që fyejnë presidentin. Kreu i shtetit mbron vendin, na mbron të gjithëve ne dhe për këtë arsye legjislacioni ynë duhet të mbrojë më mirë kreun e shtetit.” – tha Slutsky.

“Kam kërkuar disa të dhëna për ndëshkimet për fyerjen e krerëve të shtetit. Belgjika ka dy deri në tre vjet burg për fyerjen e kreut të shtetit. Danimarka, nga tre deri në katër vjet. Franca ka një gjobë deri në 45,000 euro. Spanja ka gjashtë muaj deri në dy vjet burg.” – shtoi ai.

Vetë Putin ka qenë disi më i matur në përgjigjen e tij ndaj Shtëpisë së Bardhë, duke thënë se gjykimi i vendeve të tjera ‘është si të shikosh në një pasqyrë’.

“Kur ishim fëmijë e grindeshim me njëri-tjetrin teksa luanim ne thonim: I shari të shan.” – shtoi Putin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *