Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, ndodhej në një intervistë televizive kur mori vesh lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut të tij Bashkim Finos.
Balla është përlotur dhe ka qenë e vështirë për të që të japë një mesazh ngushëllimi.
“Jam tërësisht i prekur dhe nuk gjej fjalët ta shpjegoj. Një koleg, një ish-kryeministër, një kontribues i PS-së kaq shumë vite. Një ndër njerëzit më të dashur.”– tha Balla i cili dukej i tronditur dhe në një moment përlotet.
Deputeti socialist, Bashkim Fino u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 59-vjeçare. Ai ishte i prekur nga COVID-19 prej disa ditësh dhe gjendja e tij ishte përkeqësuar saqë ai nuk mundi dot ta fitonte këtë betejë. Ai ishte i katërti në listën e PS-së në Fier.