Vendosni fjalën kyçe....

Qeveria shpall 29 Marsin “Ditë Zie Kombëtare” pas vdekjes së Bashkim Finos, flamujt ulen në gjysmë shtizë në të gjithë institucionet


Pas ndarjes nga jeta të deputetit socialist Bashkim Fino, qeveria ka marrë vendimin që dita e sotme të shpallet ditë zie kombëtare.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë kryeministri Edi Rama përmes një postimi në ‘Facebook’ ku ka publikuar vendimin, duke e shoqëruar me një emoji, një zemër të zezë.

Në selinë e Partisë Socialiste dhe në institucionet shtetërore flamujt janë ulur në gjysmë shtizë, ndërkohë që në Pallatin e Kongreseve do të mbahen homazhe në nder të deputetit Bashkim Fino.

Deputeti dhe ish-kryeministri socialist Bashkim Fino humbi jetën ditën e sotme në moshën 58-vjeçare, pasi prej ditësh përballej me sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi. Ai kandidonte i katërti në listën e kandidatëve për deputetë të PS-së në qarkun e Fierit.

Më herët kryeministri njoftoi se sot do të anuloheshin të gjitha aktivitetet në kuadër të fushatës elektorale të PS-së për zgjedhjet e 25 prillit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *