Drejtuesi i Politik i Qarkut të Elbasanit, Taulant Balla nuk është pritur mirë në Librazhd Katund në një takim elektoral.
Balla ka debatuar me banorët e mbledhur të cilët i kanë kërkuar llogari për kohën që ka qenë në pushtet në 8 vite dhe për punët e pa përmbushura.
Kundërshtia e banorëve duket se nuk i ka pëlqyer Ballës dhe ka replikuar me ta madje ka kërkuar që t’i hiqet mikrofoni.
Pjesë nga debati:
Banori: Shiko se ka që në 2013 që është…
Balla: Dëgjo këto teatrot kështu, që do i postoni nuk i kam qef
Banori Tjetër: O zotëri do e dëgjosh se jemi katunarë
Balla: Hiqe çik atë kamerën, lëre atë kamerën o aga…
Banori: 12…
Balla: Merrja çik mikrofonin atij, merrja mikrofonin….leri mos na bëj skena këtu tani…hajde