Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthen në flakë rafineria e naftës në Indonezi, mijëra të evakuuar (Video)


Një rafineri e naftës, e vendosur në provincën e Javës Perëndimore të Indonezisë, ka marrë flakë mes raporteve për zhurmë të fortë para se objekti të shpërthente në flakë. Rreth 950 njerëz janë evakuuar dhe disa janë plagosur.

Zjarri në rafinerinë e naftës Balongan, operuar nga Pertamina, kompania shtetërore e naftës dhe gazit natyror në Indonezi, shpërtheu të hënën në mëngjes me kohën lokale.

Videot e filmuara jo shumë larg skenës së incidentit tregojnë re të dendura tymi e zjarri që ngrihen lart në qiell. Një video tregon qytetarët që bërtasin të pikëlluar dhe ia mbathin për të kërkuar vend të sigurt.

Rreth 950 njerëz janë evakuuar nga zona, ndërsa zjarrfikësit përpiqen të shuajnë flakët.

Media lokale raportoi, duke cituar dëshmitarë, se zjarri mund të shihej nga një distancë deri në 5 kilometra larg nga objekti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *