Kafshët mund të bëhen vija tjetër e frontit në betejën kundër koronavirusit, ka paralajmëruar shkencëtari që kryesoi zhvillimin e vaksinës Sputnik V të Rusisë, duke thënë se pandemia vdekjeprurëse mund të mos ketë arritur ende potencialin e saj të plotë.
Alexander Gintsburg, drejtori i Institutit Gamaleya të Moskës – i cili zhvilloi formulën pioniere – pohoi në një intervistë botuar të hënën, se virusi mund të bëhet më infektues dhe të përhapet në një grup krejt të ri të strehuesve të mundshëm.
“Koronavirusi nuk e ka kuptuar ende potencialin e tij patogjen.” – tha Gintsburg, duke argumentuar se pandemia do qëndrojë mes njerëzve për një të ardhme të parashikueshme.
“Faza tjetër është infektimi i fermave dhe kafshëve shtëpiake. Dhe kur mbrojmë njerëzimin me ndihmën e vaksinave të mira brenda një viti, kafshët shtëpiake do të infektohen deri në atë kohë.” – tha ai.
“Pranda fokusi i këtij patogjeni do të jetë vazhdimisht rreth nesh dhe do të vazhdojë të zhvillohet. Kjo do të thotë, ne duhet të jemi të përgatitur për një ekzistencë të gjatë me këtë patogjen.” – shtoi ai.