Ditën e djeshme në Preshevë u mbajtën zgjedhjet e parakohshme lokale, e sipas rezultateve paraprake, fituese rezulton partia Alternativa për Ndryshim me kryetar Shqiprim Arifin.
Sipas RTK-së, partia e Arifit ka marrë 60 mijë e 20 vota, që i bie 14 mandate. Kështu ka bërë të ditur kryesuesi i Komisionit Komunal Zgjedhor, Kenan Kamberi.
Partia e dytë me më së shumti vota është Partia Demokratike Shqiptare, e Ragmi Mustafës, me 4 mijë e 173 vota.
Ndërsa Partia për Veprim Demokratik, në krye me Ardita Sinanin ka marrë 3 mijë e 368 vota, që i bie 7 mandate.
Sipas medieve lokale, Presheva tashmë ka filluar të festojë me daulle fitoren e Alternativës.
Shqiprim Arifi ka mbajtur një fjalim nga zyrja e APN-së duke falenderuar të gjithë votuesit që i kanë qëndruar besnik APN-së.
Rezultatet e zgjedhjeve:
APN- 6020, 14 mandate
PDSh- 4173, 9 mandate
PVD- 3368, 7 mandate
LR 2545, 5 mandate
UDSh- 441, 1 mandat
Lista Serbe-1222, 2 mandate