Vendosni fjalën kyçe....

U paraqitën me dokumente false, arrestohen tre iranianë në Qafë Thanë


Policia ka vënë në pranga tre shtetas të Iranit, të cilët dyshohet se kanë dashur të hyjnë në vendin tonë duke paraqitur dokumente të falsifikuara. Ata akuzohen për “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, konkretisht atë të kalimit të kufirit me dokumente të falsifikuara, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve I. T., 24 vjeç, M. N., 25 vjeç dhe A. N., 25 vjeç, banues në Stamboll, Turqi.

Këta shtetas janë paraqitur në hyrje të Republikës së Shqipërisë, me dokumente identifikimi të dyshuara si të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Akuza ndaj tyre është për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *