Presidenti rus Putin ka kundërshtuar të tregojë së cilën nga vaksinat Covid-19 ka bërë. Gjithashtu ai shpjegoi pse nuk e bëri vaksinën në kamera, siç e kanë bërë shumë udhëheqës të tjerë botërorë.
Putini tha se ai beson se këto lloje vaksinimesh nuk janë shumë bindëse dhe madje mund edhe të inskenohen në disa raste.
Presidenti rus u raportua të ketë bërë një nga tre vaksinat ruse po pa treguar as pamjet e procedurës dhe as emrin e vaksinës. Duke folur me një gazetar nga televizioni Rusi-1, ai tha se as njerëzit më të afërt me të nuk kishin informacione lidhur me vaksinën.
“Ishte një nga tre vaksinat tona. Unë u kërkova kolegëve të mos e diskutonin atë dhe në të vërtetë nuk e diskutova me ta. Vetëm mjeku që ma bëri vaksinën e di këtë.” – tha presidenti Putin.
Ndryshe nga liderët e tjerë botërorë, të cilët e bënë vaksinën në kamera për të rritur besimin e njerëzve në fushatat e tyre të vaksinimit, Putin e bëri qëllimisht vaksinën privatisht.