Anija gjigante që ka bllokuar Kanalin e Suezit në Egjipt prej disa ditësh është zhvendosur nga bregu i kanalit po nuk ka dalë ende në thellësinë e duhur të qëndruar pezull për të nisur lundrimin.
Një zëdhënës i firmës japoneze Shoei Kisen Kaisha i tha AFP se anija e saj, Ever Given, ishte ‘mbërthyer në një kënd prej 30 gradësh drejt kanalit’, duke shtuar se anija ‘është kthyer por nuk është ende në det’.
Shefi i Autoritetit të Kanalit të Suezit (SCA), Osama Rabie tha se Ever Given ishte ‘riorientuar 80% në drejtimin e duhur’. Ai shtoi se përpjekjet për të zhvendosur anijen do të rifillojnë në baticën tjetër. Rabie i tha medias lokale se do të duhen rreth tre ditë e gjysmë për të zhbllokuar trafikun.
Bllokimi i rrugës ujore, që përbën rreth 15% të trafikut botëror të anijeve, u vlerësua të pësonte një humbje prej 400 milionë dollarësh në orë për shkak të vonesave.
Incidenti i kushtoi gjithashtu kanalit deri në 14 milionë dollarë të ardhura të humbura çdo ditë. Mesatarisht, 50 anije kalojnë përmes rrugës së ngushtë ujore që lidh Evropën me Azinë në ditë.