11 persona kanë humbur jetën në vend lidhur me Covid-19.
Për sa u përket rasteve të reja janë zbuluar 304 të tilla nga 2730 testime të kryera.
Viktimat janë 4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 51- 83 vjeç.
Në spitalet covid në Tiranë e tre spitale rajonale po kurohen 293 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.