Vendosni fjalën kyçe....

33 viktima dhe 1272 raste të reja lidhur me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut


Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 33 viktima dhe 1.272 raste të tjera të COVID-19.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka shkuar në 128.511, ndërsa numri i vdekjeve në 3.749.

Institucionet shëndetësore njoftojnë se 868 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në 106.392 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 620.810 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.948 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 18.370.​​​​​​​

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *