Vendosni fjalën kyçe....

Artan Hoxha: Netflix dokumentar për kokainën nga Kolumbia, merret edhe me fisin Çapja në Elbasan


 

Gazetari Artan Hoxha duke folur për arrestimin e Ardian Çapjas ditën e djeshme në Elbasan, në emisionin “Opinion” deklaroi se Netflix së bashku me një kompani ka prodhuar një dokumentar që flet edhe për fisin Çapja.

Hoxha thotë se dokumentari ka dëshmi të forta si kryhet trafiku i drogës nga karteli i Gjirit në Kolumbi dhe mbaron në Elbasan.

Një nga kompanitë më të madhe që prodhon filma, NETFILX, ka prodhuar një dokumentar i cili fillon me kartelin e Gjirit në Kolumbi dhe mbaron në Elbasan dhe merret me Çapjat. Do shikosh se si e trafikojnë kokainën në Londër grupet e Elbasanit. Në Elbasan nuk janë dy, janë katër grupe në konflikte me njeri-tjetrin. Ka dhe një grup të pestë që është i tërhequr, është i vjetër sa Çapjat, por është i tërhequr dhe nëse do të hyjë në lojë futet. Te dokumentari do shikosh dhe foton e kryeministrit me Çapjat. Janë pamje që ata që fluturojnë si Alket Islami e marrin kokainën në shpinë dhe e trafikonte përtej kufirit”-tha Hoxha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *