Vendosni fjalën kyçe....

Beteja e fjalëve, Rama ironizon Bashën: O Lul jam i frikësuar për njerëzit e tu, ti po e mban premtimin ta bësh ditën natë


Ka vijuar më tej lufta e fjalëve mes kryeministrit Rama e kryedemokratit Basha. Pas takimit të Bashës në Fier, kreu i qeverisë e thumboi duke thënë se ndërsa ai përpiqej të shpëtonte jetë, Basha bënte përshesh me virusin Covid-19.

I atypëratyshëm ishte reagimi i selisë blu, që shkruante në Facebook se reagimi i Ramës tregonte frikën e tij nga qytetarët e Shqipërisë dhe se në zgjedhjet e 25 prillit ai do humbiste.

Para pak çastësh ka ardhur një tjetër ironi e kreut të qeverisë. Ai tha se është i frikësuar për militantët e PD-së që Basha po i bën mish për top me grumbullimet e turpshme e të papërgjegjshme.

“O lul unë jam i frikësuar për njerëzit tuaj që i bëni mish për top me grumbullimet e turpshme të papërgjegjshmërisë suaj, duke mbledhur njerëz të verbër me makina e me bori, që virusi të bējë dasëm teksa dhëndrri juaj premton ta bëjë ditën natë! Premtim i mbajtur fatkeqësisht.“ – shkruan Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *