Anulimi i padrejtë i golit në ndeshjen ndaj Serbisë, bëri që kapiteni luzitan Critsiano Ronaldo të reagonte në mënyrë të ashpër.
Ai doli nga fusha i inatosur pasi gjyqtari holandez i ndeshjes kualifikuese për botërorin e ardhshëm nuk e quajti golin e shënuar prej tij kur ndeshja që u luajt në Beograd ishte në barazim 2-2.
Ronaldo doli nga fusha me nxitim e sipër, duke bërë gjeste mer duar e duke hedhur më inat në tokë shiritin e kapitenit.
Stafi drejtues i Portugalisë kritikoi ashpër UEFA-n për mungesën e sistemit VAR që do kishte mundësuar bërjen e vlefshme të golit.
Gjyqtari holandez Danny Makkelie, tha s ekishte kërkuar ndjesë për gabimin e bërë por se qëllimi nuk kishte qenë aspak ai.