Vendosni fjalën kyçe....

Dega e Volkswagen në SHBA ndryshon emrin, e bën Voltswagen


Pas lajmit të hënën se Volkswagen do të ndryshojë emrin e degës së saj në SHBA nga Volkswagen në Voltswagen, prodhuesi gjerman i automjeteve doli të martën dhe pohoi lëvizjen.

Përveç ndryshimit të emrit kompania do rishikojë gjithashtu edhe dizenjimin e përditësuar për faqen e internetit.

Në një deklaratë, Kimberley Gardiner, shefja emarketingut për degën amerikane të VW, tha se në një të ardhme jo shumë të largët, VW në SHBA do kalojë plotësisht në elektrik.

Logoja ikonike e VW do vijojë të mbetet e njëja, por bluja e errët në të ardhmen do të përdoret vetëm për modelet me motorë me djegie të brendshme. Automjetet e reja elektrike do të shfaqin një nuancë blu të lehtë për t’i dalluar ato.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *