Vendosni fjalën kyçe....

Efektet anësore të vaksinave, Silva Bino: Kemi pasur dy raste disi të rënda, me mpirje buze


Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së, Silva Bino, thotë se deri tani nuk është raportuar asnjë rast me efekt anësor të rëndë pas vaksinimit.

Megjithatë ndërsa fliste për procesin e vaksinimit masiv mbrëmjen e kaluar në emisionin “Open”, Bino foli për dy raste disi të rënda.

Ajo tregoi se janë raportuar dy raste pak të rënda si fryrje e buzës dhe efekte të mesme e të lehta.  

“Unë dua të qartësoj se deri tani kemi patur efekte anësore tepër të rënda 0. Pra asnjë efekt anësor tepër i rëndë. Kemi pasur efekte anësore disi të rënda, 2 raste. Pra që ka patur një lloj mpirje e buzës, enjtje e fytit, urtikarie. Kurse efekte anësore të pritshme, pra të lehta, kemi pasur.”– deklaroi zonja Bino.

Ajo ka deklaruar se deri më tani është vaksinuar 3% e popullatës dhe sipas saj nëse procesi i vaksinimit ecën me këto ritme, brenda 12 ditësh mund të vaksinohet 12% e popullatës.

“Kemi vaksinuar rreth 3% të popullatës. Mundësitë i kemi që të bëjmë rreth 15 mijë vaksinime në ditë. Vaksinimi është i kombinuar në qendra të përqendruara dhe në pika të hapura kastile për vaksinim. Për qytetarët, dhe në vendet e punës, dhe në qendra shëndetësore. Të gjitha këto e përshpejtojnë vaksinimin.

Kjo është një përpjekje e madhe se jemi në garë me kohën, brenda 12 ditësh mund të kapim vaksinimin e 12 % të popullatës. Kshu që është një vaksinim që po ecën me ritme të mira.”– tha ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *