Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë Yuri Kim si dhe ai i BE-së Luigi Soreca, kanë zhvilluar sëbashku një takim ku shihen të ulur në një lokal.
Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, ka publikuar një foto në llogarinë zyrtare në “Facebook” nga ky takim, të cilën e quan “Fotoja e Ditës”.
Dy ambasadorët shihen të ulur përballë njëri-tjetrit, ndërsa Kim flet për shumë sfida përpara.
Sipas ambasadores Kim, bashkëpunimi SHBA-BE për Shqipërinë është më i fortë se kurrë.
“Foto e Ditës. Shumë sfida përpara nesh – zbatimi i Reformës në Drejtësi, zgjedhjet e 25 prillit, rruga e Shqipërisë për në BE – por një gjë është e sigurt: Luigi Soreca dhe unë biem dakord se bashkëpunimi midis SHBA dhe BE në mbështetje të Shqipërisë është më i fortë se kurrë!”- thuhet në postimin e ambasadës.